Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore në sektor, sipas raportit vjetor mbi lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në vend, publikuar më 12 mars. “40.6% e gazetarëve raportojnë se kanë përjetuar kërcënime ose kanosje në lidhje me punën e tyre gjatë vitit 2025”, theksoi raporti i publikuar për mediat. Gjetjet e raportit tregojnë se presionet ndaj gazetarëve nuk lidhen vetëm me kërcënimet e drejtpërdrejta, por edhe me klimën e frikës që ndikon në mënyrën se si ata raportojnë për çështje me interes publik. “68% e gazetarëve deklarojnë se janë ndjerë të kufizuar në raportim për shkak të frikës nga censura ose hakmarrja”, vihet theksi. Raporti vjetor “Ndjekja e progresit të...