Ligji për referendumet/ Çepani: Strategji për të larguar partitë e vogla!
Aktivistja Edlira Çepani ka folur mbrëmjen e sotme lidhur prezantimin e draftit të ligjit për referendumet nga PS. E ftuar në një studio televizive Çepani tha se një referendum është diçka pozitive nëse bëhet në mënyrën e duhur. Sipas saj ky ligj për referendumet lidhet me uljen e numrit të deputetëve. Ndër të tjera shtoi se kjo është një strategji për të larguar partitë e reja dhe partitë e vogla. “Referendumi është pozitiv nëse bëhet në mënyrën e duhur. Edhe në fjalim ishte e lidhur me uljen e numrit të deputëtve. Kjo mund të jetë një nga gjërat e para që mund të pyetet në referendum. Është një “tick” që duhet edhe për procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Tek pjesa e uljes së numrit...
Burimi:
sot.com.al