LIGJI/ NJE PEME PER ÇDO KARRIGE NE TROTUAR
Baret, restorantet dhe hotelet mund të shfrytëzojnë deri në 25% të gjerësisë së trotuarit për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve për qëllimi biznesi. Por tashmë, dhënia e çdo leje të re për shfrytëzimin deri në 25% të trotuarit, do të kushtëzohet nga zbatimi i bizneseve të një detyrimi të ri: për të mbjellë një pemë për çdo karrige të vendosur. Detyrimi për mbjelljen e një pemë për çdo karrige të vendosur në trotuar do të jetë edhe për kioskat. E paralajmëruar që në muajin shtator 2025, Këshilli i Ministrave tashmë nëpërmjet një projektvendimi ka propozuar rregullat e reja për shfrytëzimin e hapësirave publike. Projektvendimi “Për miratimin e rregullores së shfrytëzimit të hapësirës publike” përbëhet nga 13 kapituj dhe përcakton një kuadër të ri dhe të detajuar...
Burimi:
ntv.al