Ligj i ri, filtra më të fortë për paratë e dyshimta

Ligj i ri, filtra më të fortë për paratë e dyshimta

foto ilustruese TIRANË- Qeveria pritet të forcojë kontrollet në sistemin financiar përmes disa ndryshimeve në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave. Porpozimi i bërë nga qeveria parashikon kontrollet më të forta për identifikimin e klientëve dhe për monitorimin e transaksioneve financiare. Bankat, institucionet financiare, noterët, agjencitë imobiliare dhe pikat e këmbimit valutor do të kenë përgjegjësi më të madhe për të kontrolluar klientët dhe burimin e fondeve të tyre sipas relacionit shoqërues të ligjit. Ky i fundit, parashikon vëmendje më të madhe për transaksionet me vlera të larta ose ato që përbëjnë rrezik të shtuar. Pra, subjektet duhet të kryejnë verifikime më të detajuara, dhe në rastet kur identifikohen lëvizje financiare të pazakonta, duhet të raportohen pranë autoriteteve. “Subjektet duhet të kryejnë verifikime më të detajuara...