Lezhë/ Ndërprerje e energjisë elektrike, disa fshatra në errësirë që prej mbrëmjes
Disa fshatra në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, duke krijuar vështirësi për banorët e zonës. Sipas informacioneve, pa furnizim me energji kanë mbetur zona si Balldreni, Torovica, Malecaj, si dhe disa fshatra të tjerë përreth. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkakun e ndërprerjes apo për kohën e rikthimit të energjisë, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë të situatës. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com