Lezhë/ Arrestohet 37-vjeçari për armëmbajtje pa leje, vëllai procedohet penalisht

Lezhë/ Arrestohet 37-vjeçari për armëmbajtje pa leje, vëllai procedohet penalisht

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu është proceduar penalisht vëllai i tij, pasi iu gjetën në automjet, bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, me burime të dyshimta kriminale. ” U ndalua për kontroll, automjeti që drejtonte shtetasi E. H. alias E. S.. Në automjet u gjetën bizhuteri floriri dhe 4 ora dore të markave luksoze, burimi i të cilave nuk justifikohet nga shtetasi E. H. alias E. S.. Më pas, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Gjormë. Sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, vëllai i shtetasit E. H. alias E. S., shtetasi L. H. ka hedhur nga muri rrethues i banesës, një çantë, dhe ka tentuar të largohet me vrap....