Lëvizte me pistoletë në brez te “Tregu Elektrik”, arrestohet i riu në Tiranë
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në zonën e tregut elektrik në Tiranë, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë në brez. Policia arriti ta lokalizojë dhe ta ndalojë të riun. Gjatë kontrollit fizik, 30-vjeçarit me inicialet S. D., banues në Tiranë, iu gjet një pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje. Arma u sekuestrua si provë materiale. Në vijim të veprimeve, materialet u referuan në Prokurori. Ndërkohë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 28-vjeçar, me inicialet S. C., i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kishte dijeni për rastin dhe nuk e ka kallëzuar. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar qëllimin për të cilin 30-vjeçari mbante armën.
Burimi:
gijotina.com