Lëvizte i armatosur në qytet, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnje, arrestohen 5 miqtë e tij

Lëvizte i armatosur në qytet, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnje, arrestohen 5 miqtë e tij

Një 21-vjeçar në Lushnje është shpallur në kërkim, pasi i kanë gjetur në xhupin e tij një armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar lokalin, një bar-kafeje në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku dyshohej se ndodhej shtetasi i armatosur dhe kanë ndërhyrë për arrestimin tij. Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë gjetur në xhepin e një xhupi, që ishte lënë në nga karriget e tavolinës ku ndodheshin 5 të rinjtë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi i personit që posedonte xhupin dhe armën e zjarrit , konkretisht shtetasi  Marlind Sulo, 21 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte larguar pak minuta më parë për në një berberhane dhe do kthehej përsëri. Po në vijim të veprimeve...