Lëvizte i armatosur në automjet pa targa, pranga 30-vjeçarit në Lezhë, procedohen dy pasagjerët

Lëvizte i armatosur në automjet pa targa, pranga 30-vjeçarit në Lezhë, procedohen dy pasagjerët

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lezhë, pasi qarkullonte i armatosur dhe me makinë pa targa. Po ashtu janë proceduar dy pasagjerët për moskallëzim krimi. Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, 2 celularë, automjeti dhe një shumë parash. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale finalizuan operacionin “Gjerdani”. Në kuadër të operacionit u ndalua në mbrëmje, teksa drejtonte një automjet tip “Fiat”, pa targa, në fshatin Shënkoll, shtetasi i dyshuar, K. B., 30 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrolleve, 30-vjeçarit iu gjet në çantë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje. Në...