Lëvizja BASHKË thërret protestë, kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme

Lëvizja BASHKË thërret protestë, kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Edi Rama është akuzuar nga Lëvizja BASHKË se po mbron korrupsionin e Belinda Ballukut, ndaj dhe kjo forcë ka thirrur një protestë të mërkurën në orën 18:00 para Kuvendit, duke kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut, dorëheqjen e Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. ”Duke mbrojtur jashtë çdo logjike institucionale Ballukun, Edi Rama po përpiqet të shpëtojë veten dhe oligarkët e të korruptuarit rreth tij. Ky atentat ndaj shtetit të së drejtës rrezikon edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”,-thuhet në njoftimin e partisë së Arlind Qorrit. Postimi i plotë Edi Rama ka zgjedhur ta mbrojë korrupsionin e Belinda Ballukut duke i vënë minat shtetit të së drejtës në Shqipëri. Në liri, Belinda Balluku ka mundësinë të vazhdojë kërcënimin e dëshmitarëve dhe prishjen...