Lëvizi sasinë e misrit me aflatoksinë pasi i ishte bllokuar nga autoritetet, AKU gjobit biznesin në Shkodër, masë disiplinore për 3 inspektorë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të informimit të publikut dhe transparencës, sqaron opinionin publik se, pas konstatimit të prezencës së aflatoksinës në një sasi misri blegtoral në qarkun Shkodër, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat ligjore për bllokimin e produktit, ndërkohë që kontrollet e fundit të ushtruara në terren në Mars 2026 kanë nxjerrë në dritë shkelje të rënda nga ana e operatorit të biznesit. Ky subjekt ka vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin duke prishur me dashje shenjat e sigurisë (shiritat e bllokimit) dhe duke lëvizur sasinë e pasigurt pa asnjë dokumentacion gjurmueshmërie, veprime për të cilat AKU ka reaguar me vendosmëri të plotë duke vendosur katër masa administrative “Gjobë” dhe duke depozituar kallëzim penal pranë organeve të drejtësisë prishje me dashje...
Burimi:
top-channel.tv