Lëndët narkotike zhvendosen në shtëpi, policia e Shkodrës: Kultivimi i kanabisit po bëhet në ambiente të mbyllura
Krimi në Shkodër po përdor metoda më të përparuara për kultivimin e bimëve narkotike dhe tashmë, nga zonat e thella malore, ata janë zhvendosur në ambiente të mbyllura, madje brenda zonave të banuara. Kjo u pranua zyrtarisht nga drejtuesit e Policisë së Qarkut të Shkodrës gjatë një mbledhjeje në prefekturën e Shkodrës për çështjen e kanabisit. OSHEE Shkodër thotë se i ka dërguar një kërkesë edhe qeverisë, pasi në të gjitha rastet arrestohen edhe elektricistët, por më pas gjykata i liron si të pafajshëm. Në më pak se një vit, në Shkodër janë zbuluar mbi 12 raste të kultivimit të kanabisit në shtëpi apo në tunele, me disa persona të arrestuar e të tjerë të shpallur në kërkim. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv