No Image Available

“Legalizuan pronat për të siguruar vota”/ Akuzohet për korrupsion aktiv, gjykata merr vendimin për ish-zyrtarin e Kadastrës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor shtetasin Ylli Baruti për veprën penale “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, duke e dënuar me 1 vit burgim pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Po ashtu ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien e tij në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare. Sipas Prokurorisë së Posaçme, në bashkëpunim me njëri tjetrin, shtetasit Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje për disa shtetas, sipas përgjimeve të bisedave telefonike. Dritan Stoka, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe Agim Osma, kryeplak i Lagjes së Re, Sauk, dyshohet se kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të...