Largohet Armand Zhuka, sërish një tjetër “jabanxhi” në krye të OSHEE Shkodër, këtë herë nga Kukësi…

Largohet Armand Zhuka, sërish një tjetër “jabanxhi” në krye të OSHEE Shkodër, këtë herë nga Kukësi…

5 vjet e 9 muaj ka zgjatur qendrimi në drejtim të OSHEE Shkodër i Armand Zhuka, i cili tashmë është larguar duke i lënë vendin Qazim Ramallarit në drejtimin e këtij filiali të kompanisë shtetërore.Gjatë kësaj periudhe, në sistemin e furnizimit me energji elektrike, janë bërë mjaft investime, efikasiteti i të cilave pritet të testohet në muajt apo edhe vitet në vijim për efektivitetin e tyre.Armand Zhuka nga Fieri, mund të mbahet mend si drejtuesit më jetëgjatë të këtij sektori nga viti 1990 e këtej. Interesant është fakti se përsëri, në krye të kësaj ndërmarrje, do të ulet një tjetër “jabanxhi”, kuksiani Qazim Ramallari.Edhe më interesante bëhet situata, teksa edhe para Zhukës, në Shkodër si drejtor i OSHEE ka qenë një tjetër “jabanxhi”, Rezart Isufi....