Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor

Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor

Garda e Republikës ka pësuar disa ndyshime ditën e sotme. Mësohet se është lëvizur nga detyra drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit (DPK), Kryekomisar Arjan Sopiqoti. Në vend të tij është emëruar Drejtues i Parë Agim Hila. Kryekomisar Sopiqoti ishte edhe kandidat për drejtor, por konbkursi u anulua. Po ashtu është larguar Drejtori për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore (DSPLSH), ndërsa vendi mbetet vakant. Duhet theksuar se Arjan Sopiqoti ka qenë mes konkurrentëve për drejtues. Ndërkohë, mësohet se Ministria e Brendshme po mendon të bëjë ndryshime ligjore, pas dështimit të garës. Plani është që të vendosen kritere të tjera për kandidatët. Po ashtu synohet rikthimi i moshës së daljes në rezervë për gradat e larta: kryekomisari 57 vjeç, Drejtuesi 59 vjeç dhe Drejtuesi i Parë...