Lapaj në protestë para Kryeministrisë: Rama kërcënon ”Kushtetuesen” dhe gjyqësorin

Lapaj në protestë para Kryeministrisë: Rama kërcënon ”Kushtetuesen” dhe gjyqësorin

Kreu Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj mbajti edhe këtë të martë protestën para Kryeministrisë. Lapaj komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shtyrë çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Ballukut, për të cilën tha se një zvarritje e tillë është e paarysetuar. “Nuk duhet një kohë kaq e gjatë. Vendimi i zvarritjes nuk është e arsyetuar dhe kjo stepje nuk është e arsyetuar. Nuk arsyetohet…Edi Rama e ka vendosur nën kërcënim total Gjykatën Kushtetuese, Gjyqësorin dhe shoqërinë në këtë vend. Shoqëri që vuan në përditshmëri por nuk ndihet. Ky arrin intimidon gjyqtarë prokurorë në nivele të larta, a e imagjinonin se sa i pambrojtur ndjehet qytetari”, u shpreh ai. Lapaj foli për opozitën duke nënvizuar se me Sali Berishën nuk do të ulet asnjëherë në tryezë,...