Lamallari vlerëson gratë e Policisë së Shtetit: “Simbol i profesionalizmit dhe angazhimit publik”

Lamallari vlerëson gratë e Policisë së Shtetit: “Simbol i profesionalizmit dhe angazhimit publik”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, përshëndeti sot gratë dhe vajzat që shërbejnë në Policinë e Shtetit përmes një mesazhi video. Ai vlerësoi profesionalizmin, përkushtimin dhe forcën e tyre në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve dhe të shtetit. “Me integritet dhe guxim, ju përfaqësoni një shembull të shkëlqyer të përgjegjësisë dhe shërbimit publik,” u shpreh Lamallari, duke i falënderuar për çdo sakrificë të bërë çdo ditë. Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila festohet sot në mbarë botën, ka për qëllim të nderojë dhe të respektojë figurën e gruas, të vlerësojë kontributin e saj në shoqëri dhe të nxisë reflektimin mbi të drejtat dhe barazinë gjinore. Në Shqipëri, kjo ditë është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe...