Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku
Vijon mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku mësohet se janë diskutuar ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar. Sipas burimeve nga mbledhja, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në të paktën katër ministri, në kuadër të një riorganizimi të ri të qeverisë. Ndër zhvillimet më të rëndësishme është ndryshimi në postin e zv.kryeministrit, ku Albana Koçiu është emëruar në këtë detyrë, duke zëvendësuar Belinda Ballukun. Deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me arsyet e ndryshimeve apo emrat e ministrive që pritet të preken, ndërsa priten njoftime zyrtare në vijim.
Burimi:
gijotina.com