LAJM I FUNDIT/ Përplasja e dhunshme dje në Vlorë dhe plagosja e efektivëve, arrestohen tre persona
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe I. D., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 22.12.2025, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Nartës, ku këta shtetas ushtronin aktivitet të shitjes së automjeteve dhe lavazhos, gjatë kontrolleve të strukturave të Bashkisë Vlorë, me fokus lirimin e hapësirave publike, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Drejtorit të IMT në Bashkinë Vlorë, shtetasit D. K., 33 vjeç. Menjëherë pas konstatimit të sulmit fizik, punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor kanë ndërhyrë për ndërprerjen e veprimeve të paligjshme, por këta shtetas kanë vijuar dhunën fizike edhe ndaj punonjësve të Policisë, duke iu shkaktuar dëmtime trupore. Gjatë kësaj kohe, njëri prej punonjësve të...
Burimi:
top-channel.tv