Laboratori i drogës në Qerekë të Krujës dhe trafikimi i kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri, SPAK mbyll hetimet dhe komunikon akuzat për ‘grupin’

Laboratori i drogës në Qerekë të Krujës dhe trafikimi i kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri, SPAK mbyll hetimet dhe komunikon akuzat për ‘grupin’

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave zyrtare për çështjen e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendit tonë, duke përdorur si mekanizëm trafikimi lëkurën e gjedheve. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se komunikimi zyrtar i akuzave po kryhet gjatë ditës së sotme. Ndarja e kokainës do të bëhej në një laboratorët në zonën e Qerekës në Krujë. Në bazë të hetimeve SPAK ka qenë në dijeni të lëvizjeve të grupit dhe i kanë lënë të lirë të veprojnë në 2 ngarkesat e fundit, e konkretisht në shtator dhe në nëntor, për të sjellë 48 ton lëkurë gjedhi, brenda të cilave dyshohet se kishte edhe kokainë. Gjatë kontrolleve në laboratorin në Qerek në atë kohë u gjetën 850 lëkurë...