La në fuqi pezullimin! Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Belinda Ballukun

La në fuqi pezullimin! Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Belinda Ballukun

Belinda Balluku TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë për lënien në fuqi të vendimit të GJKKO-së, për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë. Pjesë nga argumentimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin e Ballukut Gjykata Kushtetuese: Imuniteti i ministrit nuk përbën një privilegj individual ose një formë mbrojtjeje absolute ndaj juridiksionit penal, por një garanci funksionale të kufizuar, e cila synon të sigurojë ushtrimin e lirë dhe të pavarur të detyrës. Kjo garanci nuk mund të shndërrohet në pengesë për ushtrimin e ndjekjes penale ose të juridiksionit gjyqësor përtej rasteve të parashikuara shprehimisht nga Kushtetuta. Gjykata ka vlerësuar se duhet të ekzistojë një prezumim themelor që imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet kur nuk ka asnjë arsye...