Kuvendi votoi kundër SPAK-ut për Ballukun, avokati tregon veprimin që do të bëjë Prokuroria

Kuvendi votoi kundër SPAK-ut për Ballukun, avokati tregon veprimin që do të bëjë Prokuroria

Për avokatin Besnik Muçi, pavarësisht vendimit të Kuvendit që rrëzoi me 82 vota kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, SPAK do të vijojë hetimet dhe do të zbardhë çdo fakt për për përgjegjësinë penale për shumë persona që po hetohen. “Balluku ka statusin e të pandehurës për dy fakte penale dhe statusin e personit nën hetim për disa fakte të tjera. Me sa duket për faktet e tjera, Prokuroria kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit, për të marrë masë më të rëndë. Çfarë veprimesh mund të kryejë SPAK? Ajo do të vijojë hetimet. Do të zbardhë çdo fakt dhe do të individualizojë përgjegjësinë penale për shumë persona që po hetohen. Mund të shkohet edhe drejt akuzave të tjera, duket se ka bashkëpunim mes disa...