Kuvendi sot në seancë plenare, shqyrton një sërë projektligjesh dhe masat kundër krimit të organizuar

Kuvendi sot në seancë plenare, shqyrton një sërë projektligjesh dhe masat kundër krimit të organizuar

Kuvendi do të mblidhet sot, më 18 dhjetor 2025, në orën 10:00, në seancë plenare, ku deputetët pritet të shqyrtojnë dhe miratojnë një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh me rëndësi. Në rendin e ditës përfshihen nisma që lidhen me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, mbrojtjen nga diskriminimi, diasporën, ndryshimet klimatike, vullnetarizmin dhe mbështetjen e startup-eve, si dhe një mocion me debat për masat e marra nga qeveria në luftën me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar. Seanca parashikon gjithashtu diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Gjithashtu sot Endri Shabani pritet të betohet si ‘Avokat i Popullit’. PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE NË DATËN 18.12.2025, ORA 10:00Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në programin epunës dhe...