Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi publikohet në Fletoren Zyrtare

Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi publikohet në Fletoren Zyrtare

Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Kuvendit të Shqipërisë me 82 vota pro për rrëzimin e kërkesës së SPAK, lidhur me çështjen “Balluku”. Me publikimin në Fletoren Zyrtare, ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Më 12 mars, shumica socialiste i dha “Jo”-në përfundimtare kërkesës së SPAK për autorizim në arrestimin e ish kryeministres Belinda Balluku. “Vendim për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku nëpërmjet zëvëndësimit të masës së sigurimit personal. Në mbështetje të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, nenit 288, të Kodit të Procedurës Penale dhe të nenit 118, pikat 4, dhe 5, nenit 55, të Rregullores së Kuvendit, me rekomandim të Këshillit për...