Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet
Kuvendi do të hapë këtë të hënë sesionin e ri, pas pushimeve disa javore. Mësohet se punimet e sesionit të ri parlamentar do të nisin me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në orën 11:00, që do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për 5 javët në vijim, ndërsa në orën 17:00 deputetët do të mblidhen në seancë plenare. Një nga çështjet kryesore pritet të jetë debati për arrestimin e ministres Belinda Balluku, për të cilën Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 28 janar, ndërsa Kushtetuesja zhvillon seancë më 22 janar. Përsa i përket reformave, ato zgjedhore dhe territoriale mbeten pezull, me socialistët që kërkojnë mbylljen e tyre para korrikut. Opozita ka bojkotuar këto reforma që në dhjetor dhe nuk është ende gati të...
Burimi:
gijotina.com