Kushtoi 650 mijë euro nga taksat e qytetarëve, shembet rruga e sapoinaguruar në Mallakastër

Kushtoi 650 mijë euro nga taksat e qytetarëve, shembet rruga e sapoinaguruar në Mallakastër

Një segment rreth 20 metra i rrugës së sapo rikonstruktuar në fshatin Usojë, në Bashkinë Mallakastër, është shembur vetëm pak muaj pas inaugurimit. Sipas dëshmive të banorëve për mediat rrëshqitja e dheut ka prekur një pjesë të konsiderueshme të segmentit rrugor, i cili ishte mbështetur pranë një banese private. Fatmirësisht, nuk janë shkaktuar dëme në banesa ndërkohë që në momentin e shembjes nuk ka pasur automjete në qarkullim. Ndërkohë në të gjithë vendin, disa prej rrugëve të ndërtuara së fundmi janë shembur ose dëmtuar. Rruga prej 1.5 kilometrash u rikonstruktua nga kompania “Llazo” Shpk, në kuadër të një kontrate me vlerë 65,553,600 lekë (rreth 655 mijë euro me TVSH), të shpallur nga Bashkia Mallakastër. Me seli në Bishqethëm të Lushnjes, kompania zotërohet  nga Aldi dhe Anea Llazi. Ndërkohë e njëtja...