Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Adriana Kalasë, nuk kalon në seancë çështjen për mënyrën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Adriana Kalasë, nuk kalon në seancë çështjen për mënyrën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit

Gjykata kushtetuese vendosi të mos kalojë në seancë plenare çështjen për mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se vendimi lidhet me kërkesën e Adriana Kalasë e cila kërkoi konstatimin si antikushtetues dhe të paligjshëm të procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë. Po ashtu kërkuesja kërkoi Konstatimin e pavlefshmërisë së procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga Kuvendi dhe Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, date 11.12.2025 nga Kuvendi i Shqipërisë. Por të gjitha këto kërkesa Gjykata Kushtetuese vendosi të mos i kalojë në seancë duke konfirmuar përfundimisht si avokat populli Endrit Shabanin. Top Channel