Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit
Gjykata Kushtetuese ka qenë nën projektorë gjatë muajve të fundit për shkak të vendimit për pezullimin nga detyra të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Por një tjetër çështje po shqyrtohet në hije, vendimi i së cilës rrezikon të vendosë fatin e tre dosjeve të bujshme, përfshi edhe atë të zonjës Balluku. Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese më 25 tetor 2025 me një kërkesë për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të një vendimi të Gjykatës së Lartë, i cili la në fuqi masën e tij të “arrestit me burg” të vendosur nga Gjykata e Posaçme në mars të vitit 2024. Me kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, Berberi godet gjithashtu ligjshmërinë e provave të sekuestruara, përfshirë edhe komunikimet në telefonat e tij,...
Burimi:
gijotina.com