Kushtetuesja i rrëzoi padinë, ish-ministri Beqaj letër anëtarëve të gjykatës: Nuk jepni mundësinë të dëgjohem. Në 7 muaj s’kam folur as 2 orë
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të dhëna nga të gjitha shkallët e gjyqësorit. Përmes avokatit të tij, ish-ministri ka publikuar letrën e tij drejtuar anëtarëve të Kushtetueses, ku shprehet se ende nuk ka dijeni të rezultatit të votimit, ndërsa shton se “rrëzimi i kërkesës tregon se kundër kërkesës sime kanë votuar të paktën 4 gjyqtarë, por ndoshta kanë votuar en bloc të tetë gjyqtarët”. Më tej ai thotë “ne nuk kemi mundësinë të dëgjohemi. Rregullat na pengojnë të flasim vetë para jush. Në 7 muaj që trajtoni çështjen nuk na jepni as 2 orë kohë mundësinë të flasim para jush. Nëse do ta...
Burimi:
top-channel.tv