Kushtet jo të mira në punë, punonjësit e gjelbërimit në Vlorë dalin sërish në protestë
Pasi nuk kanë marrë asnjë zgjidhje një ditë më parë, pas protestës së zhvilluar në Bashki, por as në takimet që kanë pasur në Prefekturë, punonjësit e sektorit të gjelbërimit në Vlorë kanë dalë sërish këtë të martë në protestë. Këta punonjës po protestojnë kundër bashkimit të ndërmarrjes së gjelbërimit me atë të pastrimit, duke e kundërshtuar këtë vendim dhe pasojat që, sipas tyre, do të sjellë për vendet e punës dhe kushtet e tyre. Ata kërkojnë të zhvillojnë një takim me kryetaren e Bashkisë, për të shprehur ankesat e tyre dhe për të marrë një zgjidhje konkrete se si do të veprohet në vijim.
Burimi:
gijotina.com