Kushtet e përkeqësuara të motit/ Vlorë, pezullohet lundrimi i tragetit drejt Brindisit
Sipas një njoftimi zyrtar nga Kapitenaria e Portit, nisja e tragetit drejt Italisë është shtyrë për ditën e mërkurë. Për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e tragetit “EUROPEAN STAR”, e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë për ditën e mërkurë në orën 12:00. Ky ndryshim bëhet për të garantuar sigurinë e udhëtimit.
Burimi:
sot.com.al