Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot

Ditën e shtunë, moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm dhe me kthjellime. Nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në relievet kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtra (në male) parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës deri pasdite përgjatë ultësirës perëndimore dhe relieveve malore të vendit. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin. Era juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.