Kushte të paqëndrueshme atmosferike, si parashikohet moti për këtë të martë

Kushte të paqëndrueshme atmosferike, si parashikohet moti për këtë të martë

Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga një mot i paqëndrueshëm, me temperatura që variojnë nga 4°C deri në 18°C. Vlerat më të ulëta priten në zonat malore si Korçë, Peshkopi dhe Kukës, ndërsa ato me vlera më të larta do të regjistrohen në zonat bregdetare. Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash të përqendruara në relievet malore. Ndërkohë, pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave deri në 22 gradë ditën e mërkurë.   Top Channel