Kushte skandaloze! Qendra shëndetësore në Fier me myk, rrezik për pacientët dhe stafin mjekësor

Kushte skandaloze! Qendra shëndetësore në Fier me myk, rrezik për pacientët dhe stafin mjekësor

Qendra shëndetësore nr. 2 në qytetin e Fierit është në gjendje alarmante për shkak të kushteve minimale të higjienës e sigurisë. Kjo godinë e cila mbulon me shërbim shëndetësor 15 mijë banorë ndodhet në katin e tretë të një objekt mes lagështirës e mykut, pa ashensor duke e bërë pothuajse të paarritshme për të moshuarit dhe pacientët me probleme të rënda shëndetësore. Përballe kësaj situate qytetarët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për rikonstruksionin e saj. Ndërkohë po kaq e rëndë paraqitet situata edhe për personelin mjekësor të kësaj qendre të cilët u shërbejnë pacientëve mes lagështirës e mykut dhe ambienteve të pamjaftueshme. Ministria e Shëndetësisë e ka përfshirë qendrën shëndetësore nr.2 në projektin e “Rikonstruksionit të ambulancave dhe qendrave shëndetësore për vitet “2025- 2026” e megjithatë...