Kush qëndron pas ndërtimit të parkut fotovoltaik në Lushnjë?
Elton Çekrezi LUSHNJË-Një protestë është mbajtur sot nga banorët e fshatit Imshtë të njësisë Bubullimë në Lushnjë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një parku fotovoltaik në zonë. Sipas deputetit të PS, Erion Braçe, po ndodh një grabitje e tokës publike për ndërtimin e paneleve diellore. Por kush do të ndërtojë në këtë zonë? Elton Çekrezi, pronar i EuroElektra ka blerë tokën shtetërore dhe do të ndërtojë aty panele fotovoltaike. Çekrezi ka krijuar kompaninë "SunXpower" me të cilën ka fituar leje për të ndërtuar panele fotovoltaik në Imshtë të Lushnjës. Zanafilla e konfliktit ka nisur që prej vitit 2024, ku banorët sërish protestuan duke kundërshtuar ndërtimin, pasi sipas tyre, zona është pronë shtetërore e patjetërsueshme nga ligji. Edhe një vit më parë deputeti socialist Erion Braçe publikoi një video, ku shkruante se një person i...
Burimi:
zeri.ai