Kush po na kushton më shumë: Kriza e naftës apo keqqeverisja e vendit?

Kush po na kushton më shumë: Kriza e naftës apo keqqeverisja e vendit?

Çmimi  i produkteve kryesore të naftës të konsumuara në Shqipëri, benzina dhe gazoili, është rritur në tregun ndërkombëtar nga rreth 750 dollarë për ton para nisjes së luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, në 1430 dollarë të hënën më 23 mars. Me një rritje prej 48%, kostoja e karburatit është bërë një kokëçarje e madhe shtesë për të gjitha bizneset dhe konsumatorët. Duke marrë parasysh se Shqipëria importoi 741 mijë tonë karburante gjatë vitit 2025, të cilat, para lufte kushtonin afërsisht 555 milionë dollarë ndërsa me çmimin aktual mund të kushtojnë pothuajse 1.1 miliardë dollarë, kostoja e përgjithshme e krizës për ekonominë shqiptare mundet të arrijë lehtësisht në gjysmë miliardi dollarë ose rreth 400 milionë euro, në rast se kriza zgjat një vit të...