Kush po i bllokon liçensat e basteve dhe roli i Gjergji Tahos
Hetimet e SPAK për aktivitetin e basteve dhe lojërave të fatit të paligjshme po marrin një tjetër dimension. Gazetari Sokol Bregu deklaroi se prokurorët e posaçëm kanë zhvilluar për një kohë të gjatë hetime të detajuara, duke ndjekur disa pista që çojnë përtej emrave tashmë të njohur publikisht. Sipas Bregut, fillimisht vëmendja ka qenë e fokusuar te Ergys Agasi, duke u respektuar parimi i prezumimit të pafajësisë. Megjithatë, gjatë thellimit të hetimeve, SPAK ka konstatuar se në skemën e basteve ekziston edhe një tjetër figurë kyçe, një “Gys” tjetër, më pak i njohur se Agasi, por me ndikim të konsiderueshëm. “Jo me famën e Ergys Agasit, por një emër që është aty afër, me një peshë të vetën në këtë histori”, u shpreh Bregu. Sipas tij,...
Burimi:
gijotina.com