Kush përfiton nga amnistia penale, projektligji votohet më 18 qershor në Kuvend, ja kategoritë

Kush përfiton nga amnistia penale, projektligji votohet më 18 qershor në Kuvend, ja kategoritë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi dje në Komisionin e Ligjeve projektligjin për amnistinë penale, i cili pritet të shqyrtohet në seancë plenare më 18 qershor. Mbledhja u zhvillua pa pjesëmarrjen e shumicës së deputetëve të opozitës, ndërsa i pranishëm ishte vetëm deputeti demokrat Arjan Ndoja. Gjatë prezantimit, ministri Gogu deklaroi se nisma synon të zbatojë një qasje të diferencuar ndaj personave të dënuar, duke vlerësuar rastet kur qëllimi i dënimit konsiderohet i përmbushur dhe kur riintegrimi në shoqëri është i mundur. Sipas tij, projektligji nuk ndryshon qasjen ndaj autorëve të veprave të rënda penale dhe nuk krijon hapësira për përfitime për personat që vazhdojnë të paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore. Gogu theksoi se amnistia rregullon vetëm marrëdhënien mes shtetit dhe autorit të veprës penale,...