Kush kërcënoi dëshmitarët për Ballukun? Bardhi: Të fortët! Prokurori i SPAK: Ishin anëtarë të kabinetit
Klodian Braho, Gazment Bardhi dhe Dritan Prençi TIRANË- Në përfundim të mbledhjes së Këshilllit të mandateve, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi njoftoi se SPAK konfirmoi se situata penale ndaj Balluku është rënduar tepër krahasuar me masat e para. Bardhi duke përsëritur deklaratat e SPAK, nënvizoi se me masat e para ndaj Ballukut, kjo e fundit rrezikonte 10 vite burg, ndërsa me provat e reja që Prokuroria iu vendosi në dispozicion zv.kryeministrja rrezikon 35 vite burg. Kreu i grupit parlamentar të PD ritheksoi se 'të fortët' kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen Balluku, por gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura u raportua nga TCH se prokurori i SPAK, Dritan Prençi...
Burimi:
zeri.ai