Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama u shoqërua me tension dhe ndërprerje të papritur të komunikimit me gazetarët. Debati me gazetaren e Syri TV gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve e çoi situatën në përplasje të drejtpërdrejtë, ndërsa kreu i qeverisë vendosi të ndalojë për 5 minuta konferencën. Situata u tensionua pasi gazetarja ngriti një pyetje për atë që u konsiderua përdorim i standardeve të dyfishta në raport me ndëshkimet penale për qytetarët dhe çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin. Rama reagoi duke kundërshtuar pretendimin se ka folur ndonjëherë për burg ndaj qytetarëve që nuk paguajnë energjinë elektrike. Ai sqaroi se ndëshkimi penal lidhet me vjedhjen e energjisë dhe jo me mospagesën e faturave. Shkëmbimi i replikave...