Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Kush je ti që do të…”, u dhunua barbarisht, flet për ‘Shqipëria Live’ gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë
Gazetari Elton Tozaj i cili u dhunua barbarisht pak ditë më parë, ka folur ekskluzivisht për ‘Shqipëria Live’, me gazetaren Sidorela Gjoni. Ai tha se ka lënë një takim me personat që thotë se e kanë dhunuar, për të sqaruar mes tyre situatën dhe reagimin e tij për lajmet që kishte publikuar. Sipas tij pasi është takuar ata e kanë dhunuar barabarisht dhe thotë se e kanë lënë për të vdekur në mes të rrugës. “Kam pasur kërcënime… Me mirëbesim lash takim me ta, pa e ditur çfarë më priste. Pasi i takova nuk mbaj mend asgjë sepse u dhunova në mënyrë çnjerëzore. Mbaj mend një fjali ‘kush je ti që do të ndryshosh botën’. Kur u zgjova e pashë veten në rrugë të gjakosur,...