Kush janë vëllezërit Prekaj? Nga punëtor ndërtimi në bosë call centerash! Nazja, “truri” i rrjetit, hetohet pronari i ‘Infinite’

Kush janë vëllezërit Prekaj? Nga punëtor ndërtimi në bosë call centerash! Nazja, “truri” i rrjetit, hetohet pronari i ‘Infinite’

Agimi, Alfredi, Arjan Prekaj dhe David Prendi TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga rrjeti call centerave që u godit në Tiranë, pas një operacioni të SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane. Tre vëllezër, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj të shpallur në kërkim janë në fokus të operacionit të madh të SPAK-ut dhe BKH-së. Njëri prej tyre, Alfred Prekaj, rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro”, e cila merret me Call Center dhe telemarketing. Vëllezërit dyshohet se operonin nga një call center i kamufluar me kompaninë 'Infinite', me zyra qëndrore në katin e 9-të dhe të 13-të të “Atti Tower”. Pronar dhe administrator i 'Infinite' është David Prendi, 29 vjeç. Nga kjo zyrë autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme. Mësohet...