Kush janë dy efektivët e policisë që shpëtuan nga mbytja qytetaren në lumin Buna

Kush janë dy efektivët e policisë që shpëtuan nga mbytja qytetaren në lumin Buna

Efektivët në foto janë Erixhon Senko dhe Francesko Hoxha, dy policët të cilët i shpëtuan jetën një gruaje 59-vjeçare në ujërat e Bunës. Gjatë një patrullimi rutinë,  Senko me origjinë nga Gramshi ka vënë re gruan në gjendje të rënduar psikologjike duke u hedhur në lumë me qëllim vetëmbytjen. 26-vjeçari është futur menjëherë në ujë dhe ka notuar drejt saj, duke arritur ta nxjerrë në kohë dhe t’i shpëtojë jetën. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me ngjarjen, ku shprehet se dy profesionistët e rinj të Policisë së Shtetit në Shkodër, zgjodhën të vepronin pa hezitim për të shpëtuar një jetë. “Erixhon Senko dhe Francesko Hoxha, dy profesionistë të rinj të Policisë së Shtetit në Shkodër, që falë ndërhyrjes së tyre të menjëhershme,...