Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës?

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës?

Në fillim të këtij viti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëtoi në Izrael me një avion privat, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe një delegacion i ngushtë, për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Përveç takimeve me udhëheqësit e Izraelit, pjesë e vizitës ishte dhe një fjalim që Edi Rama mbajti në Parlamentin e Izraelit, i njohur ndryshe si Knesset. “Ende nuk jam plotësisht i sigurt që ndodhem vërtetë duke qëndruar pikërisht mbi dyshemenë nën këmbët e mia, dyshemeja prej ku mysafirët më të nderuar të këtij Shteti i janë drejtuar kësaj Dhome. Më duhet ta them që e kam të vështirë të besoj se e meritoj një vlerësim kaq të jashtëzakonshëm,” e hapi fjalën e tij kryeministri i Shqipërisë....