Kush i çoi mesazh me tritol? Sabah Nuzi: Nuk e njoh Oltjon Klosin, ma dhanë ta kryeja si porosi, borxhin ma kishte Gjonaj

Kush i çoi mesazh me tritol? Sabah Nuzi: Nuk e njoh Oltjon Klosin, ma dhanë ta kryeja si porosi, borxhin ma kishte Gjonaj

Oltjon Klosi TIRANË-Hetimet për ngjarjen e 10 marsit, ku një sasi tritoli shpërtheu në automjetin e Oltjon Klosit kanë marrë një tjetër rrjedhë. Në lidhje me ngjarjen një ditë më parë në pranga u vendosën 7 persona, ndërsa u raportua se porosia u dha nga Sabah Nuzi, i cili ndodhet në burgun e Fushë Krujës.  Nuzi, u arrestua në shtator të 2025 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi. Në fillim u dyshua për një konflikt mes tij dhe Klosit lidhur me një borxh prej 15 mijë eurosh e prishjes të pazareve të drogës, por Nuzi ka deklaruar se nuk e njeh Oltjon Klosin dhe borxhin ja kishte Jurgen Gjonaj, personi i cili vendosi tritolin. Shkak i borxhit sipas tij ishte...