Kush është “Isida”, DETEKTIVJA private që tentoi të heqë përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit
Erjon Llapushi POGRADEC-Isida Kipi është dedektivja private që ka tentuar të heqë paisjet përgjuese të Policisë së Shtetit, që ishin vendosur në banesën e personit në kërkim, Erjon Llapushi. Një person në lidhje familjare e Erjon Llapushit, rezulton të ketë kontraktuar Isida Kipin me qëllim, zbulimin e përgjuesit. Gazetari Elton Qyno shkruan se Kipi, ka kryer veprime me paisje elektronike dedektorë për të gjetur vendin ku ishin vendosur paisjet përgjuese. Raportohet se detektivja nuk ka arritur të gjejë përgjuesin që mendohet se është vendosur në banesën e Llapushit. Kipi është vënë nën hetim për veprën penale “Kryerje e veprimeve që zbulojnë zbardhjen e të vërtetës”, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës. Kujtojmë se në janar të vitit 2025, mbi 200 punonjës të forcave RENEA, FNSH,...
Burimi:
zeri.ai