Kush është grupi i strukturuar kriminal i Belinda Ballukut, pritet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit, Rama para…
Goditja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj kupolës drejtuese të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë shënon nisjen e çmontimit të një prej rrjeteve më komplekse të zyrtarëve që kanë kontrolluar financat publike në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Në qendër të kësaj vorbulle ligjore qëndron ish-ministrja Belinda Balluku dhe një grup besnikësh që kanë mbajtur postet kyçe në dikasteret më të rëndësishme, përfshirë rrugët, energjinë dhe prokurimet strategjike, të cilët dyshohet se po hetohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Grupi i Ballukut Që nga shkurti i vitit 2024, kontrolli në banesën e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, u kthye në një kthesë vendimtare për hetimet e SPAK ndaj bandës “Balluku”. Aparatet telefonike të sekuestruara u bënë “minierë ari” për SPAK, duke dokumentuar...
Burimi:
sot.com.al