Kush do të jetë drejtori i Policisë së Shtetit? Çela kandidat potencial, Pëllumb Seferi i preferuari i ndërkombëtarëve

Kush do të jetë drejtori i Policisë së Shtetit? Çela kandidat potencial, Pëllumb Seferi i preferuari i ndërkombëtarëve

Pas largimit të Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit, mazhoranca kërkon një figurë më pak të përfolur. Emrat që përfliten janë të shumtë. Mes tyre është edhe oficeri i karrierës Elidon Çela, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Policisë së Vlorës. Çela ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të AMP-së në Tiranë. Ai vjen nga një karrierë e gjatë në Policinë e Shtetit dhe konsiderohet nga mazhoranca si një nga figurat më të pastra në radhët e policisë. Një nga kriteret kryesore për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit pritet të jetë edhe mbështetja e faktorit ndërkombëtar, për shkak të procesit të negociatave me Bashkimin Europian. Ndërkombëtarët mbështesin oficerin e karrierës Pëllumb Seferin, drejtorin e Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në...