Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
‘Kur të vish në Elbasan…’! Zinxhiri i pengamrrjes, pse nuk denoncoi Meçe? Nëndrejtori i Policisë, letër me postë: Rri larg nga AKSHI
Erjon Ismaili, vëllezërit Merkaj dhe Gerond Meçe TIRANË-Në episodet e dosjes së SPAK siguruar nga ZËRI është zbardhur pengmarrja e biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht, ngjarja e cila dyshohet se u urdhërua nga Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiri. Pengmarrja nga persona të kamufluar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u krye me qëllim që biznesmeni të tërhiqej nga çdo procedurë tenderimi. Por hallkat e zinxhirit të rrëmbimit shtrihen edhe në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në persona me precedentë penale, pjesë të grupeve kriminale. Qëllimi i pengmarrjes u arrit, por vetë biznesmeni Gerond Meçe nuk e denoncoi ngjarjen në Polici, kjo pasi 'barriera' ishte nëndrejtori i Policisë Tiranë, Erjon Ismaili. Në dosjen e SPAK raportohet se Ismaili nëpërmjet një personi ende të paidentifikuar,...