Kur brilanti (Kadri Roshi) vdes i uritur!

Kur brilanti (Kadri Roshi) vdes i uritur!

Nga Adrian Thano Ka artistë nëpërmjet të cilëve publiku kupton më mirë vetveten. Ata kthehen në tempuj ndjenjash. Na falin një pasuri të madhe të brendshme, që nuk ka të bëjë me paranë. Po ne çfarë u japim atyre? Kadri Roshi nuk ishte i zakonshëm. Zëri i tij i veçantë, sytë që i flisnin para fjalëve ishin tipare të një aktori të madh. Ai nuk luante thjesht personazhe. Siç del nga një rrëfim publikuar dje në media, kjo ikonë e kujtesës sonë kolektive përballoi në fund të jetës diçka që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Ky njeri kaq i talentuar ka qenë në një gjendje të tillë varfërie sa është detyruar të kërkojë ndihmë tek një politikan për një copë bukë. Po pse një...